INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFI flet troç për ''diss-et'' me Rinën e Taynan dhe më e drejtpërdrejtë se kaq s’mund të ishte: Me thënë që jam nëna, tezja...[FOTO]

FIFI flet troç për ''diss-et'' me Rinën e Taynan dhe më e drejtpërdrejtë se kaq s’mund të ishte: Me thënë që jam nëna, tezja...[FOTO]

Publikuar më: 11:48 16-09-2018

Fifi është një prej këngëtareve më të mira shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku. Atë e kemi parë të këndojë në versione të ndryshme dhe duhet ta pranojmë që këngët e saj janë pëlqyer shumë. Së fundmi ajo është kthyer me muzikë rap si për t’iu kundërvënë repereve të reja që janë futur në tregun shqiptar si Rina dhe Tayna, të cilat janë bërë shumë të famshme. Filloreta Raçi realizoi këngën e saj me titullin “Habibi” si një diss i drejtpërdrejtë dhe u komentua shumë në rrjetet sociale e mediat online ku nuk munguan ngacmimet nga të 3-ja reperet.

Mirëpo FIFI ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirage” në Kosovë ku rrëfeu shumë të pathëna për jetën personale dhe karrierën profesionale.

Fifi po ashtu ka folur rreth projektit të fundit “Habibi”, dissat që ua bëri artistëve të rinj të estradës. Raçi ka komentuar edhe Taynën dhe Rinën dhe u ka dhënë një mesazh vajzave.

Për Rinën u shpreh se ajo nuk mund të quhet mami me atë fytyrë që ka pasi duket shumë e vogël si dhe nuk e quan dot repere për faktin se ajo nuk i shkruan tekstet vetë. Madje u tregua aq e sinqertë saqë tha që kënga e saj e fundit i ka pëlqyer.

fillore.jpg

 

Ndërsa për Taynan tha që i ka dëgjuar këngët e saj pasi u komentuan shumë gjëra dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe pa i dëgjuar dhe e pranoi që asaj i ka ecur shumë në muzikë. Mirëpo Fifi tha që ashtu si Rina edhe Tayna duhet të ketë një bagash për të thënë që është nëna, tezja etj. Ajo u shpreh që ka 7 vite që merret me muzikë, por përsëri nuk thotë dot që është nëna apo tezja, nuk i thotë vetes repere, por këngëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922