INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pini kafe? Ja arsyeja pse duhet të filloni t'a bëni

Nuk pini kafe? Ja arsyeja pse duhet të filloni t'a bëni

Publikuar më: 14:10 25-06-2018

Pavarësisht miteve që ekzistojnë, të pini kafenë ka shumë përfitime për shëndetin në përgjithsësi. Sipas një studimi të ri të kryer, konsumimi i kafesë mbron mëlçinë nga kanceri. Kohët e fundit gjithmonë e më shumë është folur për përfitimet e kafesë, duke qenë se ajo është pjesë e jetës së miliona njerëzve anembanë botës. Por sipas një studimi të Harvardit, 54 % e amerikanëve mbi moshën 18 vjeç e pinë kafenë çdo ditë.

Pjesa tjetër është e pavendosur nëse duhet apo jo të konsumojë këtë produkt, pasi mendon se shkakton kancer. Por studimi më i ri i kryer thotë se të pini vetëm një filxhan kafe në ditë ul rrezikun e zhvillimit të një lloj kanceri në mëlçi i quajtur "hepatocellular" (HÇ).

Sipas shkëncetarëve, mjafton vetëm një filxhan kafe në ditë dhe risku për zhvillimin e këtij lloji të kancerit ulet me 19%. Shkencëtarët arritën në këto përfundime, duke i bërë një rishikim më shumë se 26 studimeve të kryera, ku janë përfshirë në total 2.25 milionë të rritur.

Skuadra e këtij studimi ka vëzhguar efektet që kishte pirja e një filxhani kafe në ditë, pavarësisht nëse ishte kafe apo dekafeinato. Studimi i plotë që tregon sesi kafeja mbron mëlçinë nga sëmundjet kancerogjene është botuar në BMJ Open.

Article Logic
Execution time: 0.0021078586578369