INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet! U përputh me Andin, por me këtë DETAJ Shqipja vërteton lidhjen e Teas me Beartin? Ja ç’ka bërë!

Nuk ndalet! U përputh me Andin, por me këtë DETAJ Shqipja vërteton lidhjen e Teas me Beartin? Ja ç’ka bërë!

Publikuar më: 17:35 27-01-2021

Para pak ditësh, Shqipja publikoi një foto, me anë të të cilës pretendonte se lidhja e vërtetë në “Për’puthen” ishte ajo mes Beartit dhe Teas. Ajo publikoi një foto, në të cilën Tea shihej e veshur me një bluzë të njëjtë si të Beartit, por askush nuk reagoi në lidhje me këtë.

Por Shqipja nuk është ndalur me kaq. Ditën e sotme, ajo ka postuar një tjetër foto për të vërtetua lidhjen mes Bearit dhe Teas. Disa ndjekës i kanë dërguar mesazhe Shqipes se i kanë parë bashkë dy ish-konkurrentët në Bogë, një vend turistik në Kosovë.

Shqipja ju ka kërkuar foto dhe ata ja kanë dërguar, në të cilën shihet Tea dhe Bearti të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin.

Ajo gjithashtu, përmend në postim edhe Fationin, duke i thënë se ai kishte të drejtë kur shprehej se të gjithë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin brenda në emision. Madje Shqipja ngre akuza se Andi, që doli nga emisioni me Tean, në të vërtetë është në një lidhje me Melisën.

“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fatioon Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkruan Shqipja.

 

auto_33-71611763597.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001957893371582