INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet Trump: Putin i përfshirë në vrasje…

Nuk ndalet Trump: Putin i përfshirë në vrasje…

Publikuar më: 12:42 15-10-2018

Nuk i ndal komentet e tij Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe këtë herë ai thumbon Shefin e Kremlinit Vladimir Putin.

Gjatë një interviste televizive presidenti i SHBA-së Trump është shprehur se homologu i tij rus, Vladimir Putin “ndoshta” është përfshirë në vrasje dhe ka pohuar sërish se Moska ka ndërhyrë në politikën amerikane.

Kur prezantuesja e CBS-së, Lesley Stahl, e ka pyetur Trumpin nëse pajtohet me njerëzit që pretendojnë se Putin ka qenë i përfshirë në vrasjet e kritikëve, ai është përgjigjur, “ndoshta po. Ndoshta”.

Nuk është bërë e qartë se në cilat vrasje Trump ka dyshuar se ka qenë i përfshirë Putini, ndonëse shumë kritikë të liderit rus janë vrarë përmes helmimeve të dyshuara dhe të tjerë në kushte të mistershme.

Në mesin e çështjeve që ai ka përmendur janë edhe Koreja e Veriut, përpjekjet e shpëtimit pas uraganit në SHBA, zhdukja e gazetarit saudit në Turqi, Jamal Khashoggi dhe ndryshimet klimatike.

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992