INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U filmua duke ecur me shpejtësi marramendëse, Fation Kuqari nuk i shpëton policisë, zbulohet vendimi i marrë për të!

U filmua duke ecur me shpejtësi marramendëse, Fation Kuqari nuk i shpëton policisë, zbulohet vendimi i marrë për të!

Publikuar më: 22:29 22-07-2021

Nuk ka arritur që t’i shpëtojë ndëshkimit nga policia, Fation Kuqari, një nga të rinjtë dalë nga reality show “Përputhen”, i cili ka sfiduar së fundmi ligjin duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë.

I riu nga Fieri i cili ka një popullaritet të madh në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video në Instastory duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi. Së fundmi Abcnews.al, mëson se Kuqari është gjobitur me një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj.

Gjoba ndaj Kuqarit,vjen në një kohë kur policia vijon aksionet për ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe sensibilizimin e të rinjve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët.

WhatsApp-Image-2021-07-22-at-21.43.43.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0040128231048584