INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk justifikon pasuritë, KPK shkarkon Rovena Gashin

Nuk justifikon pasuritë, KPK shkarkon Rovena Gashin

Publikuar më: 10:02 25-07-2018

Prokurorja e pezulluar e Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi, u kap nga rrjeta e vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin ndërkohë që Gashi nuk ka qenë e pranishme në seancën përfundimtare. Pas verifikimeve të thelluara nga KPK, arriti në konkluzionin se ish-drejtuesja e Sektorit për Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme nuk justifikon pasurinë e saj me burime të ligjshme ligjore. Prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie, përmes një shkrese mbi 20 faqe dorëzuar trupës gjykuese të KPK deklaronte se refuzonte të paraqitej duke hedhur aludime se vendimi ishte paracaktuar para se të niste seanca. ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e pasurisë së prokurores Rovena Gashi nuk janë të sakta. 

Konstatimet e KPK:
Rovena Gashi i është nënshtruar kontrollit me përparësi si anëtare e KED. Verifikimi vetëm për kriterin e pasurisë. KPK ka administruar raportin e ILDKPI i cili ka konstatuar se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime te ligjshme për pasurinë. Edhe KPK kreu një hetim të thelluar. Gashi ka një apartament tek Shkëmbi i Kavajës 105 m2 e blerë në bashkëpronësi nga dy bashkëshortet. Apartamenti me vlerë 80 mijë euro do të paguhej me dy këste. 30 mijë euro do të jepeshin në momentin e blerjes dhe 50 mijë euro brenda 30 marsit 2011, 45 mije euro kredi ndërsa 15 euro nga kunati. Sa më sipër duke iu referuar dokumentacionit, konstatojmë se ka mospërputhje midis çmimit të deklaruar në 2011 dhe pagesave të kryera. Nuk ka burime të mjaftueshme për të bërë pagesën e shtëpisë. Në vitin 2012 Gashi dhe familja e saj kanë pasur mungesë të burimeve financiare. Deklarimet nuk përputhen, as me deklaratat e kunatit dhe as me përgjigjet e zonjës Gashi.

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146