INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Fito para pa lëvizur nga shtëpia

KafeIN/ Fito para pa lëvizur nga shtëpia

Publikuar më: 09:41 25-07-2018

Kemi diskutuar në KafeIN se si të fitosh para nga instagrami ose youtube, por a ju kishte shkuar në mendje se mund të jesh i punësuar online dhe të fitosh më shumë para sesa rroga aktuale?
Në internet mund të kërkosh çdo gjë dhe kryefjala është fiverr.com ose freelancer.com .


Në këto dy portale ndërkombëtare, ju do të regjistroheni shumë thjesht e të nisni një punë të re me bashkëpunëtorë nderkombëtarë, mjafton që të keni aftësitë e duhura në fushat përkatëse si social media marketing, web designer, grafic designer, etj... dhe atëherë jeni vetëm një cilck larg punës tuaj të ardhshme .

Një aplikacion tepër interesant i cili mund t'ju bëjë të fitoni para është 21Buttons. Në këtë platformë, mjafton vetëm të postoni foto me veshje të ndryshme dhe të etiketoni dyqanin, produktin dhe cmimin e veshjeve tuaja . Në momentin që ju grumbulloni 10 € e para, ju mund t'i tërhiqni ato me kartën tuaj automatikisht .

Pagesa për këto punë të kryera është tepër e sigurtë dhe e shpejtë. Mjafton vetëm që ju t'i përkushtoheni kësaj pune pak ore në dite dhe të mbushni portofolin tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.001708984375