INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk justifikoi pasurinë dhe shkollimin e të birit në Angli, shkarkohet një tjetër gjyqtar [EMRI]

Nuk justifikoi pasurinë dhe shkollimin e të birit në Angli, shkarkohet një tjetër gjyqtar [EMRI]

Publikuar më: 12:20 14-06-2019

Vettingu vijon sitën e tij në radhët e drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra një tjetër gjyqtar.

Bëhet fjalë për gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti.

Në seancën dëgjimore, gjyqtarit ju konstatuan disa probleme me pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për këstin 20 mijë euro të një apartamenti si dhe shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, ndërkohë që avokati i gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda kontestoi trupin gjykues dhe analizën financiare.

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783