INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krahu i djathtë i Llallës, Rovena Gashi kërkon rikthimin në detyrë, e motra replika me ONM

Krahu i djathtë i Llallës, Rovena Gashi kërkon rikthimin në detyrë, e motra replika me ONM

Publikuar më: 11:25 04-04-2019

Ish-prokurorja Rovena Gashi kërkon rikthimin në detyrë, pasi KPK e shkarkoi disa muaj më parë. Komisioni i Posaçëm i Apelimit dëgjoi sot pretendimet e ish-drejtueses së njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe u mblodh për vendim. Ndërsa fati i saj pritet të vendoset sot, Rovena Gashi ka vendosur që mbrojtjen e saj t’ja besojë së motrës Ema Gashit, e cila është gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Replikat në seancën e KPA

Rovena Gashi: Do të asistohem në proces nga Ema Gashi
Albana Shtylla: Është edhe e afërmja juaj?
Rovena Gashi: Po, është motra ime, gjyqtare në Durrës
Ema Gashi: Jam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing.
Teo Jacobs: Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.
Ema Gashi: E kuptuan që nuk paska një vendim të ONM-së për zëvendësimin e Mias me Teo Jacobs.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0026340484619141