INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe kontroll blic në institucionet e Vlorës, nuk gjen në punë drejtorët: Tani e dini vetë...

Braçe kontroll blic në institucionet e Vlorës, nuk gjen në punë drejtorët: Tani e dini vetë...

Publikuar më: 11:21 04-04-2019

Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka kryer mëngjesin e sotëm një inspektim blic në Vlorë. Braçe ka monitoruar zbatimin e orarit të punës në disa drejtori të rëndësishme, port, dogana, DAR, etj.

Bëhet me dije se gjatë inspektimeve se zv/kryeministri nuk ka gjetur disa nga drejtuesit e këtyre institucioneve në krye të detyrës.

Mediat lokale raportojnë se Braçe ka qenë që në orën 08:00 në drejtorinë e Doganës, në portin detar dhe në disa institucione të tjera.

Që pas marrjes së detyrës Braçe ka kryer disa inspektime blic në orare të ndryshime në disa qytete për të parë nga afër shërbimin ndaj qytetarëve.

"Dhe për ta mbyllur! Do ju vizitoj të gjithëve! Një nga një! Në 61 bashki, i vetëm me shoferin tim! Respektoni orarin zyrtar ose…e dini vetë!”, është shprehur më herët Braçe.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711