INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk je e ndershme prandaj të la Mozziku”: Loredana kapet me komentuesin dhe i jep përgjigjen që e çmendi! [FOTO]

“Nuk je e ndershme prandaj të la Mozziku”: Loredana kapet me komentuesin dhe i jep përgjigjen që e çmendi! [FOTO]

Publikuar më: 15:29 16-01-2020

Prej disa kohës Loredana dhe Mozzik vendosën t’i japin fund martesës së tyre nga ku erdhi në jetë edhe vajza e tyre Hana. U aludua se kjo ndarje ishte vetëm për marketing, por Loredana e ftuar në emisionin “NIN”, ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë, mirëpo tha që ishin të stresuar, por as ajo vetë nuk e di se pse u ndanë.

Reperja u shpreh se ajo dhe Mozzik kanë një marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes dhe mund të ekzistojë mundësia edhe për një rikthim. 

Por sipas Mozzik, kjo nuk ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre. Reperi la të kuptohet në një reagim në Instastory, se po të mos ishte për Loredanën dhe punën e saj, famën, muzikën, ata do të ishin ende bashkë.

loredana-111.jpg

Megjithatë kjo zhurmë nuk e ka penguar Loredanën që të punojë për projektet e reja dhe së shpejti do e shohim me një këngë të re.

Reperja me anë të një videoje të publikuar në Instagram ka paralajmëruar këngën e saj më të re ‘Kein Wort’ me Juju, por mes komenteve nuk ka munguar një që i shkruan për Mozzik.

“Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para”, i shkruan ndjekësi. Ndërsa Loredana i përgjigjet: “Unë të blej dhe ty”.

lori-1024x512.jpg

Epo me siguri kjo përgjigje që mori nga reperja nuk do i pëlqejë aspak.

 

Article Logic
Execution time: 0.002918004989624