INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur 'shpërtheu' keq kundër tij, sot Eni Çobani e komenton kështu Agron Llakajn!

Dikur 'shpërtheu' keq kundër tij, sot Eni Çobani e komenton kështu Agron Llakajn!

Publikuar më: 16:30 16-01-2020

Raporti i Eni Çobanit me aktorin e njohur të humorit, Agron Llakaj ka qenë përherë i përfolur për shkak të rolit të këtij të fundit në programin ‘Al Pazar’, ku duket se ka imituar zonjën Eni. Pas shumë komentesh, Çobani ndryshoi qëndrim lidhur me këtë ngjarje, duke pohuar se i kishte lënë të gjithë të kryenin punën e tyre.

Ndërsa pasditen e sotme e ftuar tek Rudina, Eni u vu përballë një lojë me emoji në të cilën duhet të komentonte fotot e shfaqura në ekran. Një prej pamjeve të përzgjedhura ishte dhe ajo e Agron Llakaj dhe fill pas këtij momenti ndonëse u shpreh se nuk donte të fliste shumë, shtoi se priste një shpjegim nga ky i fundit.

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi. Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim”, u shpreh Eni Çobani.

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316