INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i lani dhëmbët në darkë? Ja çfarë ndodh!

Nuk i lani dhëmbët në darkë? Ja çfarë ndodh!

Publikuar më: 22:14 18-03-2019

Shumë persona as nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët por ka edhe të tjerë që ‘përtojnë’ ta bëjne këtë çdo darke.

Një dentist sqaron se të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët “është njëlloj si të shkosh në shtrat me m*t në gojë.”

Sado ekstrem mund të duket si krahasim, deri diku është i vërtetë pasi pas ushqimit të gjitha bakteret “strehohen” në dhëmbë.

Nëse nuk i largoni menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.

Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik për të cilin duhet të shqetësoheni/cna.al

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883