INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk 'i del inati' me të! Arjan Konomi ironizon Sindin jashtë emisionit: 'Unë bëj VAJ shumë ...'

Nuk 'i del inati' me të! Arjan Konomi ironizon Sindin jashtë emisionit: 'Unë bëj VAJ shumë ...'

Publikuar më: 16:45 16-02-2021

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen” pati një debat shumë të fortë mes Sindit, Mevlanit dhe djalit të ri, Julianit. Ky i fundit i tha Sindit se shumë persona e kishin sugjeruar që të dilte në takim me të, sepse është si vaj Borshi, ekstra i virgjër. Mirëpo Sindi nuk e priti fare mirë këtë koment të Julianit dhe ju kthye shumë ashpër.

“Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i bësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, u shpreh Sindi e nervozuar.

Madje ajo i kërkoi Julianit që të larohej duke u shprehur: “O unë, o ti në këtë studio”.

Gjatë këtij debati ndërhyri edhe Mevlani, që tha se Juliani nuk e ofendoi dhe me siguri Sndi nuk do reagonte në këtë mënyrë nëse Juliani do i thoshte se është si lule tulipani. Sindi i kërkoi Mevlanit që të mos ndërhynte, mirëpo ky vazhdoi të komentonte dhe Sindi u ngrit e u bë gati ta godiste. U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që ajo të ndalej, por më vonë Sindi u largua nga studioja me të bërtitura duke u ndjerë e ofenduar.

 -640-0-602be42d2a2e7.jpg

Komentin e Julainit nuk e mbështeti as opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se disa shaka duhen bërë në momentin e duhur dhe me njeriun e duhur. Por në rrjete sociale, opinionisti ka bërë të kundërtën dhe e ka ironizuar hapur Sindi.

Ai ka publikuar në Instagram një video ku shihet në një fabrikë vaji ulliri dhe përkrah saj ka shkruar:

“Edhe unë bëj vaj shumë shumë të mirë. Prit se nuk më kujtohet si i thonë vajit në këtë rast?!”, duke thumbuar Sindin për reagimin e saj.

 -640-0-602be3acc651d.jpg

Edhe pak ditë më parë Arjani pati një debat me Sindin, të cilën e cilësoi si shumë tinëzare. Ai tha se ajo flet me djemtë në prapaskenë, sepse përpiqet t’i bëjë për vete dhe më pas para kamerave bën lojë me ta.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939