INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk flasin prej kohësh, Albërije Hadërgjonaj tregon sherrin me Ardit Gjebrean: S’jam servile…

Nuk flasin prej kohësh, Albërije Hadërgjonaj tregon sherrin me Ardit Gjebrean: S’jam servile…

Publikuar më: 11:33 08-04-2021

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka thënë se kënga e saj në “Kënga Magjike” nuk mori vendin e merituar në festival. Për këtë gjë, ajo nuk flet me Ardit Gjebrean. Albërije ka shtuar se nuk e bëri Arditi artiste dhe se talenti është diçka që ja ka falur Zoti.

“U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe tek “Kënga Magjike”, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplase. Ndoshta atij nuk i pëlqeu por mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi,” tha Hadërgjonaj. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939