INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është vetëm Gjermania, edhe Zvicra ka nevojë për zanatçinj

Nuk është vetëm Gjermania, edhe Zvicra ka nevojë për zanatçinj

Publikuar më: 09:52 04-07-2019

Nuk është vetëm Gjermania dhe Anglia. Janë edhe shtete të tjera të cilat kërkojnë forcë pune dhe një prej tyre është Zvicra. 

Në mediat e zvicerane gjenden shpesh shkrime të cilat tregojnë nevojën e tregut për punëtorë të zanatit por jo vetëm.
Agjencia shtetërore e punësimit “jobCHanel AG” ka bërë me dije se shtetit i mungojnë punëtorët e zanatit. Sipas informacioneve të publikuara aktualisht mungojnë 42.788 punëtorë të zanatit, ndërsa prej kohësh rreth 198.097 ndërmarrje kanë shpallur vende të lira punë.
Sipas medieve zvicerane, një kompani elektroteknike në Vintetur, kishte pasur vështirësi të shumta për të gjetur teknik servili dhe elektricistë. “Tregu po bie gjithnjë e më shumë për sa i përket punëve të zanatit,” ka thënë drejtori i kësaj kompanie Shtefan Danev.
Ndër të tjera ai ka theksuar se një tjetër problem është edhe gjetja e fuqisë punëtore, të cilat plotësojnë vendet e lira të punë për një kohë të gjatë. Për momentin kërkohen rreth 4000 elektricistë, 2260 hidraulikë, 2143 montues të dritareve, rreth 1500 muratorë dhe punëtorë për gipsin.
Vendet e Bashkimit Europian prej kohësh janë në kërkim të fuqisë punëtore. Të dhënat e Eurostat, para pak muajsh treguan se BE-së i mungojnë 3.8 milionë punëtorë në fusha të ndryshme, sidomos në mjekësi dhe në teknologjinë e informacionit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040178298950195