INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është më ''Mbretëresha e Instagramit''/ Enca thumbon KEQ këngëtaren SHQIPTARE që e rrëzoi nga froni?! Ja ç’thotë!

Nuk është më ''Mbretëresha e Instagramit''/ Enca thumbon KEQ këngëtaren SHQIPTARE që e rrëzoi nga froni?! Ja ç’thotë!

Publikuar më: 15:37 24-07-2022

  Tashmë është e tëpërt të thuhet se sa i rëndësishëm është kthyer Instagrami për figurat publike. Jo vetëm për punë, por ata po e përdorin edhe si “makineri parash” nëpërmjet reklamave me kompani të ndryshme.

Enca, është e para shqiptare e cila ka arritur 1 milion ndjekës në Instagram dhe e ka mabjtur këtë “fron” për shumë gjatë, deri në më shumë se dy million.

Por Enca ka rënë nga nga froni dhe më e ndjekura tani është Dhurata Dora me 2.6 milion followers, 2 mijë më shumë se Enca.

athinamou.png

 

 

Së fundmi Enca ka postuar një Insta Story që duket si një kunj i hapur për kolegët e saj në luftën për klikime.

“Punë punë natë e ditë, që viëesat me i rrit. Paçi fat”- u shpreh ajo.

Shumë fansa aludojnë se bëhet fjalë për këngëtaren tjetër Dhurata Dora e cila me këngën e saj më të re arriti 3.5 milionë shikime në një ditë, por edhe për faktin që tashmë e ka kaluar në Instagram duke u bërë këngëtarja më e ndjekur.

Nuk është hera e parë që këngëtarja shpreh mendimin e saj për këtë temë.

Para disa ditësh ajo ka bërë një Q&A në Instagram dhe një nga pyetjet ishte se pse ajo nuk blen klikime dhe se mos ka frikën se mos ja bllokojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609