INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e prisnim këtë dyshe! Tuna vjen në bashkëpunim me reperin e famshëm shqiptar!

Nuk e prisnim këtë dyshe! Tuna vjen në bashkëpunim me reperin e famshëm shqiptar!

Publikuar më: 18:30 20-09-2021

Tuna është një prej yjeve të showbizz-it të cilës ja ndjejmë mungesën në tregun muzikor. Këngëtarja e cila ka sjellë disa prej hiteve me të cilat kemi kërcyer e kënduar prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Së fundmi Tunën e kemi parë të angazhuar me projekte humanitare për fëmijët në nevojë. Tuna i është bashkuar një organizate zvicerane qe quajtur “For Children Smile” ( Për buzëqeshjen e Fëmijëve) dhe nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta përgëzojmë këngëtaren për këtë nismë, por megjithatë ajo duket se nuk ka lënë pas as karrierën e saj artistike.

Në profilin e saj në Instagram, Tuna na ka “ngacmuar” disi me një postim ku tregon se ka bashkuar forcat me reperin e ri Bardhi duke shkruar “Hommie tu e mbyt lojën”.

Video Player

Epo nuk na duhet shumë të dyshojmë se tanimë Tuna do të vijë me një bashkëpunim me reperin dhe ky lajm vjen menjëherë pasi mësuam se këngëtarja së shpejti do të vijë me bashkëpunime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0033831596374512