INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me bekimin e fëmijëve çifti i famshëm shqiptar po kurorëzojnë dashurinë, mësohen detaje nga dasma

Me bekimin e fëmijëve çifti i famshëm shqiptar po kurorëzojnë dashurinë, mësohen detaje nga dasma

Publikuar më: 20:29 20-09-2021

Rudina Dembasaj dhe Mark Frroku së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Ka qenë vet aktorja që kohë më parë zbuloi se do ta shohim nuse me fustan të bardh dhe si duket momenti ka ardhur.

Lajmin e ka bërë të ditur sërish vet Rudina duke publikuar në rrjete sociale ftesën e martesës së tyre.

Nga aty mësohet se dasma do të zhvillohet me datë 1 tetor të këtij viti.

Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00. Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesën e dasmës.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221