INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nuk e dua për lekët’, Rudina Dembacaj tregon DETAJET e lidhjes me Mark Frrokun: Si rashë brenda…[VIDEO]

‘Nuk e dua për lekët’, Rudina Dembacaj tregon DETAJET e lidhjes me Mark Frrokun: Si rashë brenda…[VIDEO]

Publikuar më: 19:04 15-03-2020

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku janë një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. E ftuar në “E Diell” në Top Channel, Rudina rrëfeu të gjitha detajet e njohjes së saj me Markun, raportin me vajzat e tij, takimin e parë, mbarëvajtjen e biznesit .

“Me thënë të drejtën kuptova që kisha rënë unë brenda me të, fillova të emocionohesha pak si tepër nga ai dhe mezi prisja të mbaroja punët që të mos e harroja takimin me Markun” kujton Dembacaj për shkëndijat e para të dashurisë me ish-deputetin.

“Në biznes jemi 50 me 50 pasi jemi ortakë dhe unë s`e kam parë kurrë Markun për lekët e tij. Unë dua shumë dhe fëmijët e tij” është shprehur më tej aktorja. Por si e ka përjetuar Dembacaj shpërthimin e rrjeteve sociale kur ajo publikoi në instagram foton me Markun?

“Dy ditët e para kisha shumë rrahje të shpeshta zemre dhe sinqerisht mendova që nga fundi i ditës së dytë, të merrja një qetësues” pohon Rudina.“Shkova në farmaci sepse gjithë ky negativitet filloi të më shqetësonte shumë, hapa derën e farmacisë dhe i thashë: “Dua një kolinoz” shpjegon Dembacaj. Duke buzëqeshur, ajo ndryshoi mendje në minutë të fundit sepse sipas saj, në fund të fundit kishte bërë atë që kishte dashur, punë e madhe ç`mendonin të tjerët.

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043