INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dinim! Arjon Muça zbulon të këqijat e Bora Zemanit: Ajo nuk të…

Nuk e dinim! Arjon Muça zbulon të këqijat e Bora Zemanit: Ajo nuk të…

Publikuar më: 10:35 30-05-2022

Moderatori dhe opinionisti i njohur, Arjon Muça ka qenë një ditë më parë i ftuar në programin “E Diell”, në Top Channel. Ai ka qenë pjesë e një loje përballë motrave Laureta dhe Rrushe, ku sigurisht që iu bënë disa pyetje pikante.

Arjonit iu kërkua që të thoshte nga një cilësi të mirë por edhe të keqe për moderatoren e njohur, Bora Zemanin, duke qenë se e njeh pasi ka qenë herë pas here i ftuar si opinionist te “Për’puthen”. Arjoni tha se Bora Zemani punon goxha por ama ajo nuk të përshëndet në momentin kur futet në studio.

“Bora është punëtore, tipar i keq është që nuk të përshëndet kur futet në studio jo gjithmonë e ka vëmendjen, në disa raste më ka ndodhur edhe mua drejtpërdrejtë, por nuk e ka pasur fokusin…kur më ka parë më ka përshëndetur”, tha ai për Borën.

Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885