INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk duroj dot më!” Vajza nga Kosova këndoi në serbisht, pas kërcënimeve në rrjet paralajmëron vetëvrasjen!

“Nuk duroj dot më!” Vajza nga Kosova këndoi në serbisht, pas kërcënimeve në rrjet paralajmëron vetëvrasjen!

Publikuar më: 21:31 08-09-2021

Këto ditë janë ditët më të vështira për një vajzë nga Kosova, e cila ka marrë komente dhe kërcënime të shumta në rrjetet sociale, pasi një video e saj ku këndonte serbisht u bë virale në rrjet.

Duket se kjo video nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj në rrjet të cilët nuk i kanë kursyer presionet dhe kërcënimet.

Vajza e cila jeton në Zvicër ka reaguar shumë e prekur, duke u shprehur se nuk mund të durojë këtë presion. Në një video të publikuar nga mediat në Kosovë ajo shfaqet me lot në sy e madje ka paralajmëruar vetëvrasjen.

“Më erdhën shumë komente, shumë shkrime, shkrime si na more fytyën, ku je po vina me të mbyt, kena me të pre, tradhtare e kombit. Kam duruar boll ama nëse vinë kështu gjërash, nuk mundem më me duruar, sidomos shkrimet që më kanë bërë pasi kanë zbuluar adresën ku banoj”, ka thënë ndër të tjera vajza në videon e publikuar nga mediat e Kosovës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336