INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk donte të takohej me Rita Orën? Bebe dhe Rita u puthën në buzë, por ja pse Dua Lipa mungoi në MTV VMAs [FOTO]

Nuk donte të takohej me Rita Orën? Bebe dhe Rita u puthën në buzë, por ja pse Dua Lipa mungoi në MTV VMAs [FOTO]

Publikuar më: 18:53 21-08-2018

Mbrëmja e kaluar ishte e mbushur me surpriza për të gjithë adhuruesit e muzikës dhe yjeve botërorë. Në parakalimin në tapetin e kuq vëmendjen e mori edhe dyshja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Ato u prezantuan së bashku një pjesë të eventit dhe u shfaqën gjatë gjithë kohës pranë njëra-tjetrës. Por ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte puthja që shkëmbyen në tapetin e kuq.

Ndër të tjera ajo që u vu re, ishte mungesa e këngëtares tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Këtë vit Dua ishte e nominuar në dy kategori në ‘Kënga e vitit’ dhe ‘Koreografia më e mirë’.

Shumë mund të kenë menduar se Dua ka munguar për shkak se nuk flet me Rita Orën, por nëpërmjet ‘Instagram’-it këngëtarja ka treguar hapur se ka zgjedhur vetë të mos jetë e pranishme. Prej disa ditësh, Dua ndodhet në Ibiza me miqtë e saj më të mirë dhe duket se ajo ndihet plotësisht e relaksuar.

collagedsa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496