INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk do ta harroj kurrë!' Miran zbulon të papriturën që i ndodhi gjatë xhirimeve të 'HERCAI'

'Nuk do ta harroj kurrë!' Miran zbulon të papriturën që i ndodhi gjatë xhirimeve të 'HERCAI'

Publikuar më: 19:29 15-04-2020

Aktori turk Akin Akinozu ka rrëmbyer zemrat e të gjithë teleshikuesve me rolin e tij në serialin “Hercai”.

Akin Akinozu luan rolin e “Miranit” në këtë serial i cili ka thyer rekorde shikueshmërie në Turqi.

Në një intervistë së fundmi, aktori ka treguar se nuk do ta harrojë kurrë çfarë i ndodhi gjatë xhirimeve në qytetin Urfa.

“Miran” tregoi se qindra fansa e prisnin përpara hotelit të tij, veprim i cili ia ka mbushur zemrën plot aktorit.

“Unë dola nga hoteli pa e ditur çfarë do më ndodhte dhe pashë një grup fansash prej 300-400 vetash që thërrisnin emrin tim. Dua të falenderoj të gjithë fansat tanë”-u shpreh aktori.

Akin Akinozu ka treguar gjithashtu se me partneren e tij në serial, aktoren Ebru Sahin ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe e respektojnë njëri tjetrin. Edhe pse më parë as nuk e njihnin njëri-tjetrin, ata arritën të kishin shumë kimi si çift duke u kthyer në të preferuarit e publikut.

Suksesi i “Hercait” vazhdon dhe seriali duket se nuk do të ndalet edhe për një sezon të ri. Aktualisht xhirimet janë ndërprerë shkak i koronavirusit, por pritet që pas mbarimit të pandemisë, stafi i xhirimeve të nisë punën për episodet e reja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539