INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna mos xhelozoni, por këtë herë Tom Hardy do t’u lexojë përralla në TV fëmijëve! [FOTO]

Nëna mos xhelozoni, por këtë herë Tom Hardy do t’u lexojë përralla në TV fëmijëve! [FOTO]

Publikuar më: 18:31 15-04-2020

Aktori Tom Hardy ka marrë përsipër të rrëfejë përralla për fëmijët për një javë të plotë këtë muaj.

Lajmi ka gëzuar së tepërmi prindërit britanikë e veçanërisht nënat, që do ta shohim aktorin për një javë rresht në televizion.

Hardy u shfaq në kanalin televiziv të fëmijëve CBeebies në BBC nën sloganin “Bedtime Stories” në vitin 2016 dhe do të kthehet me të njëjtin rol nga 27 prilli, tha transmetuesi në një deklaratë për shtyp të mërkurën.

Aktori, i njohur më së miri për rolet e tij në “Inception”, “Blinders Peaky” dhe “The Revenant”, mblodhi një audiencë të gjerë me historitë e tij për vitin 2016, duke regjistruar një milion shikime në shërbimin streaming iPlayer të BBC.

Lajmi për kthimin e Hardy-t u prit me befasi nga fansat e aktorit në mediat sociale.

“Do të jem aty, do t’i ftoj edhe fëmijët”, ka postuar një shikues në Tweeter.

Tregimi i përrallave do të filmohet në kopshtin e Hardy-t, tha BBC, dhe në disa pjesë, do të shfaqet edhe qeni i tij i përkëdhelur, Blue.

Përrallat do të transmetohen çdo javë javë në orën 6.50 p.m. me kohën lokale (1.50 p.m. ET), dhe do të jenë gjithashtu në dispozicion në iPlayer.

tom-hardy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037