INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk dija as të lexoja, as të numëroja!': Vajza e njohur e showbizz-it bën rrëfimin e pabesueshëm [FOTO]

'Nuk dija as të lexoja, as të numëroja!': Vajza e njohur e showbizz-it bën rrëfimin e pabesueshëm [FOTO]

Publikuar më: 18:00 21-06-2019

Ajo sot është ndër artistet më në zë të momentit dhe shpesh shumë kontraversale me projektet e saj si muzikore po ashtu dhe kinematografike. 

Por fëmijëria dhe adoleshenca e Bella Thorne nuk kanë qenë aspak fushë me lule dhe këtë e ka rrëfyer vetë ajo së fundmi në intervistë ku ka folur për librin e saj të ri “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.

“Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare.”- u shpreh Thorne duke shtuar më tej se gjithashtu ajo nuk ka pasur as njohuritë bazike në matematikë dhe ka mësuar të numërojë duke numëruar paratë e të atit.

Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se Bella nuk ka qenë në shkollë, por siç e shpjegon dhe ajo vetë, ka vuajtur nga disleksia.

“Mbaj mend kur fillova klasën e parë. Gjërat që në fillim ishin keq pasi unë nuk lexoja dot si fëmijët e tjerë. Truri im i ngatërronte shkronjat ‘B’, ‘D’, ‘M’ dhe ‘Ë’. Disleksia është e ndryshme për këdo që e ka. Mua më ka vështirësuar shkrimin dhe leximin.”-shprehet ajo.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar keq për yllin 21-vjeçar të kinemasë. Ajo ka shkruar një triologji të suksesshme, zotëron një shtëpi diskografike, ka nënshkruar një kontratë me Sony Music dhe në moshën 19-vjeçare bleu shtëpinë e saj të parë. Aspak keq mund të themi.

q3ghy4the5rjt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656