INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ DJ i famshëm në një lidhje pas ndarjes me Bora Zemanin? Ja e vërteta [VIDEO]

Trokit/ DJ i famshëm në një lidhje pas ndarjes me Bora Zemanin? Ja e vërteta [VIDEO]

Publikuar më: 15:58 21-06-2019

DJ i famshëm Vin Veli ishte i ftuari i fundjavës i moderatorit Ermal Peçi në programin ‘Trokit’. Ai sapo ka publikuar këngën e tij më të re teksa shton se vera do të jetë shumë e ngjeshur pasi ka përfunduar edhe projekte të tjera muzikore. Intervista në studio u fokusua sa tek jeta profesionale aq edhe ajo personale.

2.jpg

Pas ndarjes nga Bora Zemani, së fundmi portalet shkruajtën se ai ka nisur një lidhje të re për të cilën reagon për herë të parë. I pyetur nga Ermali nëse ka nisur këtë raport të ri ai thotë:

‘Në një lidhje? S’ishte lidhje, nuk ka lidhje. Unë u shqetësova për mikeshën time që kisha në krahë. Pse duhet të dali ajo në portale, ka familje, ka të afërm. Edhe për miqtë e mi që ishin në tavolinë, në foton që doli, s’kanë lidhje me showbizz-in. Tani ke frikë të dalësh dhe me goca, imagjino të jesh me gocën e tezes (qeshin të dy).

Në vijim të bisedës, Ermali e ngacmon Vinin për dasmën e tij. A e projekton ai një dasmë? Ka diçka që do donte të fshinte nga e kaluara? Në betejën ‘Kapi sekondat’ ai përgjigjet edhe nëse raportet e reja I shikon me merak, se si do te jënë raportet me djalin e tij. Merrni përgjigjet në videot e mëposhtme.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229