INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora vs Bruno - Ja e vërteta e refrenit të njëjtë

Nora vs Bruno - Ja e vërteta e refrenit të njëjtë

Publikuar më: 22:27 09-03-2016

"Sa t'kom dasht" ka më pak se një orë që është publikuar dhe menjëherë portalet online kanë filluar të ngrenë pyetjen se përse refreni i hitit të ri të Nora Istrefit ngjan aq shumë me këngën "A bon me dit" të cilën artisti i ri i Threedots, Bruno, ka postuar një muaj më parë si një trailer për projektin e tij të rradhës. intv.al është informuar menjëherë për këtë ceshtje dhe ju bëjmë me dije se bëhet fjalë për një refren i cili është prodhuar nga Nurteel dhe Granit Gashi dhe që rregullisht i është shitur artistes e cila e bëri pjesë të projektit që sapo prezantoi. Nga të njëjtat burime mësojmë se Bruno nuk do e prezantojë këngën e re, edhe pse traileri ende është i postuar në profilin e tij në Instagram.

Pra, këtë herë nuk bëhet fjalë për kopje, që sigurisht nuk do i shkonte asnjërës prej paleve, por thjeshtë për një ujdi të rënë midis tyre. Ajo që mbetet është të shijojmë projektin e ri të Norës dhe të presim atë të rradhës nga Bruno.

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162