INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy tregon ARSYEN pse nuk është një lidhje: Dua personit që do kem në krah...

Noizy tregon ARSYEN pse nuk është një lidhje: Dua personit që do kem në krah...

Publikuar më: 15:30 22-07-2022

Shumë pak dimë për jetën personale të Noizyt. Ai rrëfeu në "Wake up" se nuk është në një marrëdhënie romantike dhe zbuloi arsyen.

Reperi tha se nuk ka kohë pasi merret me muzikën, bizneset dhe koncertet jashtë. Ai u shpreh se dëshiron që vajzës me të cilën do të lidhet t'i kushtojë kohën e duhur.

“Personit që do kem në krah dua t'i kushtoj kohë, vëmendje, dashuri. Tani nuk e kam luksin t’i jap kohën, se këto kohë, vetëm tre ditë jam në Shqipëri dhe s'di çfarë të bëj më përpara, të shkoj në studio të mbaroj projektet e rradhës, të jem me familjen se jam bërë jabanxhi në shtëpi, të takoj shoqërinë apo të merrem me bizneset. Pjesa tjetër e javës më kalon jashtë shtetit me koncerte. Nuk di çfarë të bëj më parë. Nuk e kam kohën që duhet t’i kushtoj dikujt”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039