INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NOIZY shtoi një Lamborghini në koleksionin luksoz, por reagimi i Baçit, babait të tij, është tjetër nivel!

NOIZY shtoi një Lamborghini në koleksionin luksoz, por reagimi i Baçit, babait të tij, është tjetër nivel!

Publikuar më: 14:34 22-11-2021

Noizy njihet për të ardhurat e majme dhe është një nga reperët më të paguar shqiptarë. E krah karrierës si reper, prej vitesh është bërë pjesë e botës së biznes ku po ashtu grumbullon goxha të ardhura. Kështu, dhuratat super të shtrenjta që ai i bën vetes janë mëse të arsyeshme.

Së fundmi, Noizy ka blerë një ‘Lamborgini’ të zi. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai duke postuar dy foto të makinës në Instagram të cilën e quajti “ALPHA”.

 

 

Një makinë e tillë kap vlerën e qindra mijëra eurove dhe ndjekësit e tij kanë mbetur pa fjalë. Mirëpo, nuk mund të themi të njëjtën gjë për babain e Noizyt. Ky i fundit duket se nuk është impresionuar edhe aq nga ajo. Ka qenë vetë Noizy që ka ndarë me ndjekësit mesazhin që i ka çuar i ati, i cili në vend që të komentojë makinën shkruan “ok, ok” më pas e këshillon të bëjë kujdes dhe e përfundon me “e gëzofsh”.

Një reagim tipik i një babai shqiptar…

 20211121_223334.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432