INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njohja e Kosovës, “Trump i dhuron Serbisë 10 miliardë $ e jo vetëm.” A do të pranojë Vuçiç?

Njohja e Kosovës, “Trump i dhuron Serbisë 10 miliardë $ e jo vetëm.” A do të pranojë Vuçiç?

Publikuar më: 13:46 06-09-2019

A do të mund që Serbia të njohë Kosovën edhe me ndërhyrjen e SHBA-së dhe cila është mënyra që Washingtoni do të bind Beogradin?

Media serbe Informer shkruan se Serbia do të pranojë njohjen e Kosovës pasi Trump do t’i dhurojë Vuçiç10 miliardë dollarë, 14 aeroplan luftarak F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024.

Sipas gazetës Informer, burimi i ka thënë gazetarëve serbe se Trump kërkon ta zgjidhë këtë çështje deri në mesin e vitit 2020.

“Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti për Informer.

Këtë plan, “Informer” e lidh me detyrën e re në Ballkan të diplomatit amerikan Methew Palmer por edhe me vizitën e fundit të presidentit Vuçiç në SHBA i cili pas kthimit është shprehur se Serbinë e pret një vjeshtë e dimër i vështirë.

serbi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771