INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti serb trondit Vuçiç: Ndihmojmë Kosovën të bëhet shtet, ndryshe bashkohet me Shqipërinë [VIDEO]

Deputeti serb trondit Vuçiç: Ndihmojmë Kosovën të bëhet shtet, ndryshe bashkohet me Shqipërinë [VIDEO]

Publikuar më: 14:28 05-06-2019

Deputeti serb, Cedomir Jovanoviç i njohur për retorikën e tij proeuropiane, gjatë një seance parlamentare ku ishte i pranishëm edhe presidenti Vuçiç dhe radikali Sheshel, ka tronditur kolegët e tij, pasi ka bërë thirrje për paqe me Kosovën.

Deputeti i opozitës theksoi se nëse Serbia nuk ndihmon Kosovën të bëhet shtet, ajo do të bashkohet me Shqipërinë.

“Nuk mund të humbet ajo që në Kosovë kemi humbur. Nuk mund të humbet për herë të dytë. Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që asnjëherë si popull nuk e kemi pasur. Paqe president! Paqe mund të fitojmë! Populli shqiptar është populli i fundit ballkanik që bëri luftën e tij për çlirim kombëtar.

Me më pak a më shumë gjak siç kanë qenë të gjitha luftrat në Ballkan. Neve na nevojitet paqe me shqiptarët. Para kësaj paqe, paqe me veten tonë. Të gjithë thonë hajde të presim edhe pak, hadje të presim. Asgjë nuk ka qenë e ngrirë në 10 vitet e kaluara. S

erbia ka rënë, shoqëria shqiptare është zhvilluar nën presione.Ne nuk kemi kohë. Patjetër që duhet të vazhdoni bisedimet. Nëse nuk ndihmojnë Kosovën të bëhet shtet normal, do të bashkohet me Shqipërinë.

Pastaj do të hapet problem me Maqedoninë”, ka deklaruar ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271