INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njoftim i rëndësishëm për emigrantët që udhëtojnë drejt Greqisë

Njoftim i rëndësishëm për emigrantët që udhëtojnë drejt Greqisë

Publikuar më: 18:57 18-11-2018

Autoritet greke në pikën kufitare të Kapshticës nuk lejojnë kalimin e autobusëve dhe mjeteve me tonazh të rëndë. Kjo masë ka ardhur për shkak se aksi rrugorë është bllokuar si pasojë e motit të keq me borë.

Ndërsa mjetet e vogla lejohet të kalojnë vetëm të pajisura me zinxhirë.

Policia kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anulojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.

 

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627