INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njoftim i rëndësishëm nga OSHEE, merrni masat! Këto zona të Tiranës nuk do të kenë drita nesër, ja oraret

Njoftim i rëndësishëm nga OSHEE, merrni masat! Këto zona të Tiranës nuk do të kenë drita nesër, ja oraret

Publikuar më: 22:52 31-10-2018

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se për shkak të remonteve të planifikuara në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftimin e saj, OSHEE shprehet se “për shkak të remontit në nënstacionin Tirana 1, në 1 Nëntor do të ketë kufizime energjie elektrike në disa zona. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-14:00”.

Sipas OSHEE-së, pa energji do të jenë rruga “Jordan Misja”, ish-uzina “Dinamo”, rruga “Siri Kodra” pjesërisht, Paskuqan, rruga “Don Bosko” pjesërisht, Bathore pjesërisht, rruga “Vangjel Noti” Laprakë, Kodër Kamëz, Babrru pjesërisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938