INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncoi Ervin Demon dhe Blerina Gjylametin për plagjiaturë, Rama bën zv/ministër mjekun Taulant Muka [FOTO]

Denoncoi Ervin Demon dhe Blerina Gjylametin për plagjiaturë, Rama bën zv/ministër mjekun Taulant Muka [FOTO]

Publikuar më: 21:46 31-10-2018

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, mjeku Taulant Muka, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011 dhe këtë denoncim e bëri edhe në “Kafein” në IN Tv.

Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.

Më herët studiuesi Taulant Muka ka denoncuar për plagjaturë përveç Demos dhe deputeten e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, ndërsa është shprehur se do të vijonte të publikonte raste të tjera të pushtetarëve dhe politikanëve që kanë marrë titujë shkencor nëpërmjet kopjimit.

VEMD.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004