INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me sportin që mblodhi sportistë nga e gjithë bota me 450 sportistë dhe 600 ndeshje [VIDEO]

Njihuni me sportin që mblodhi sportistë nga e gjithë bota me 450 sportistë dhe 600 ndeshje [VIDEO]

Publikuar më: 11:01 29-11-2018

Shqipëria po hyn në listën e shteteve që po organizojnë aktivitete të mëdha sportive. Së fundmi në Tiranë u organizua “Tirana Trophy” që mblodhi sportistë nga mbarë bota në disiplinën e taekwondos. Në një intervistë për emisionin Adrenalinë në IN Tv, Endrit Hoxha, drejtori teknik në federatën shqiptare të taekwondos shpjegoi se çfarë është ky aktivitet sportive që ka pjesmarrje nga e gjithë bota.

“Ky është një turne internacional që mbledh sportistë nga mbarë bota, ku pjesmarrja më e madhe nga vendet e Rajonit. Këtë vit kanë marrë pjesë 450 dhe janë zhvilluar 600 ndeshje”- tha Hoxha për IN Tv.

Qëllimi i këtij eventi sipas Hoxhës është që të largojmë fëmijët dhe të rinjtë nga rrjetet sociale dhe për tu bashkuar me këtë event që të kenë sa më shumë emocion dhe të provojnë vlerat e sportit.

Intervista e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916