INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me skenat e para të filmit biopik mbi Britney Spears [FOTO]

Njihuni me skenat e para të filmit biopik mbi Britney Spears [FOTO]

Publikuar më: 13:57 07-10-2016

Edhe pse Britney Spears shprehu në mënyrë kategorike disaprovimin për të realizuar një film biografik për të, projekti sërish është vënë në jetë.

Ka filluar puna nga xhirimet për filmin që do të mbajë titullin “Britney Jean”. Aktorja australiane Nattasha Bassett do të interpretojë ish princeshën e pop-it, ndërkohë që disa nga skenat që janë xhiruar janë ato me të dashurin e parë të Britney-t, Justin Timberlake dhe skena me dy djemte e saj, Jaden dhe Sean Preston. Megjithatë ky film do të nxjerrë në pah edhe anën e errët të jetës së 34-vjeçares, çka ka shkaktuar pakënaqësi tek Spears. Sido që të jetë, një gjë është e sigurt, shikueshmëria e lartë dhe interesi nuk do të mungojnë! 

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148