INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me ishullin ku vendoset t'i thuhet lamtumirë kohës dhe orës

Njihuni me ishullin ku vendoset t'i thuhet lamtumirë kohës dhe orës

Publikuar më: 13:22 21-06-2019

Ekziston një ishull ku koha dhe ora nuk do të kenë më kuptim.

Bëhet fjalë për ishullin Sommaroy në Norvegji një qytet pëshkatarësh ku jetojnë 300 banorë.

Dhe ata kanë vendosur të mos i binden më orës.

Ata shprehen se janë të lodhur nga kushtet ku jetojnë ku ditët në bazë të stinëve ose janë tërësisht dritë ose tërësisht natë. Për shembull në verë dielli nuk perëndon për 60 ditë. E në kushte të tilla ora nuk merr asnjë kuptim.

“Në zemrën e natës, ku në qytet të tjera është ora dy e natës, te ne mund të shohësh fëmijë që luajnë, njerëz që vijojnë aktivitetin e tyre” shprehet një nga banorët.

Për këtë arsye qytetarët e zonës në maj thirrën një asamble për të vendosur eleminimin e orës dhe për të krijuara kështu të parën time free zone në botë.

Qëllimi është të garantohet fleksibilitet më i madh për banorët por edhe për turistët që mahniten me plazhet e ishullit. Kështu që edhe të huajt duhet të përshtaten me një ritëm të tillë.

Ideja nuk bind shumë njerëz por tashmë ky propozim po bëhet i famshëm në të gjithë botën, e duket se lufta ndaj kohës sapo ka nisur.

Article Logic
Execution time: 0.003201961517334