INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ishullin e vogël të Paqësorit vaksinat dërgohen me dron

Në ishullin e vogël të Paqësorit vaksinat dërgohen me dron

Publikuar më: 15:07 19-12-2018

Një foshnje 1 muajsh është bërë fëmija i parë në botë që kreu një vaksinë e cila u dorëzua nga një dron komercial. Joy Nowai, është nga Vanuatu, një grup ishujsh në Paqësorin e Jugut, ku për një në pesë të rinj mungojnë vaksinat thelbësore të fëmijërisë. Droni mori vetëm 25 minuta për të udhëtuar pothuajse 40 km mbi malet e thyera derisa arriti në gjirin e largët të Cook, i cili nuk ka spital dhe as energji elektrike. Gjiri arrihet vetëm në këmbë ose me barka të vogla lokale.

droni_per_vaksinen.jpg

Ky udhëtim zakonisht kërkon orë të tëra.  Pasi u ul, një infermiere vaksinoi 13 fëmijë vendas dhe pesë gra shtatzëna kundër poliomelitit, Turbekulozit , hepatit B, fruthit dhe rubeolës. Joy, i lindur më 15 nëntor, u imunizua vetëm kundër TB dhe Hepatitit B. Këto duhej të ishin dhënë brenda ditës së lindjes së saj, por nuk kishte infermierë në dispozicion. "Unë u shqetësova kur Joy nuk mori vaksinën e saj të parë ose librin e shëndetit të fëmijëve për të regjistruar vaksinat pasi infermierët ishin larg. E di se është e rëndësishme që ajo të jetë e shëndetshme”- tha nëna e saj. "Jam shumë e lumtur që droni solli ilaçin në gjirin e Cook, vetëm 15 minuta më këmbë nga shtëpia ime. Nëse nuk do të ndodhte kjo unë duhet të ecja disa orë për të marrë vaksinën e saj”-tha ajo.

duke_bere_vaksinen.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037667751312256