INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me gruan që pa nga afër ekzekutimin e 300 personave

Njihuni me gruan që pa nga afër ekzekutimin e 300 personave

Publikuar më: 10:55 07-05-2018

Teksasi është shteti që ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo shtet tjetër i Shteteve të Bashkuara, ndërsa një ish-punonjëse ka parë kryerjen e qindra ekzekutimeve. Michelle Lyons ka parë pothuajse 300 burra dhe gra të vdesin, pasi u dënuan me ekzekutim për krimet që kishin bërë. Këto dënime Lyoni i ka parë të kryhen nga viti 2000 deri në vitin 2012. Ajo mori pjesë në ekzekutimin e saj të parë kur ishte vetëm 22 vjeçe. Për 12 vjet, fillimisht si reportere e gazetave dhe më pas si zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë Penale të Teksasit, Lyons ka dëshmuar çdo ekzekutim të kryer nga shteti. Ajo kujton sesi nëna e një të dënuari me vdekje qëndronte duke mbështetur duart e saj, mbi qelqin e dhomës së vdekjes ndërsa shikonte djalin e saj tek ekzekutohej.

shtrati_i_vd.jpg

Po kështu tregon sesi pa dy burra të moshuar teksa u vranë me një çekiç. "Ekzekutimet e dëshmitarëve ishin vetëm një pjesë e punës sime", thotë Lyons, në një dokumentar të sapo publikuar “Death Row: The Minutes Final”. Prestigjiozja BBC i ka kushtuar një artikull Lyons. Ish-punonjësja e shtetit tregon se "ishte pro dënimit me vdekje, pasi mendonte se ky lloji dënimi ishte më i përshtatshëm për krime të caktuara”. “Dhe për shkak se atëherë isha e re dhe e guximshme, gjithçka për mua ishte e zezë ose e bardhë. Nëse do kisha filluar të mendoja se si ekzekutimet më bënin të ndihesha ndërsa i shihja ato, nuk do të kisha mundur të kthehesha në atë dhomë, muaj pas muaji, vit pas viti "-rrëfen ajo. Që nga viti 1924, çdo ekzekutim në shtetin e Teksasit ka ndodhur në qytetin e vogël në lindje të Teksasit në Huntsville.

dhoma_e_vdekjes.jpg

Ka shtatë burgje në Huntsville, duke përfshirë Njësinë e Mureve, një ndërtesë imponuese viktoriane ku ndodhet dhoma e vdekjes. Në vitin 1972, Gjykata e Lartë pezulloi dënimin me vdekje me arsyetimin se ishte një dënim mizor dhe i pazakontë, por brenda disa muajsh disa shtete rishikuan statutet për ta rivendosur atë. Teksasi e vendosi dënimin me vdekje gati dy vjet më vonë duke adoptuar edhe injeksionin vdekjeprurës si mjet të ri të ekzekutimit. Në vitin 1982, Charlie Brooks ishte shkelësi i parë që u ekzekutua me injektim nga gjilpëra. Qyteti i Huntsville ka fituar një reputacion si "kryeqyteti i dënimit me vdekje i botës".

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105