INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush bën dy punë do të paguajë më shumë tek tatimet

Kush bën dy punë do të paguajë më shumë tek tatimet

Publikuar më: 10:39 07-05-2018

Qeveria do të marrë më shumë para nga të dypunësuarit, që marrin mbi 170 mijë lekë në muaj nga punët që kryejnë. Pra nëse një individi që ka marrë gjatë vitit 2017 dy paga përkatësisht 80 mijë lekë dhe 90 mijë lekë në muaj, sipas përllogaritjes së re të kërkuar nga tatimet, do t’i duhet të paguajë 55% më shumë sesa i është mbajtur gjatë gjithë vitit të shkuar dhe individët do të duhet ta paguajë të gjithën njëherësh.

Këta individë që përmbushin këtë kusht duhet të deklarojnë të ardhurat vjetore. Përgjatë vitit, individi ka paguar tatim mbi të ardhurat për secilën pagë, ku bazuar në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për shumën nga 0-30 mijë lekë është zero dhe për pjesën tjetër (përkatësisht 50 mijë lekë dhe 60 mijë lekë) është 13%. Ky tatim mbahet në burim nga punëdhënësi. Në total, individi ka paguar 171.600 lekë tatim mbi të ardhurat gjatë gjithë vitit.
Por, për vitin 2017, në një shkresë, që tatimet u kanë drejtuar individëve të dypunësuar, që janë identifikuar që kanë në total të ardhura më të larta sesa 2 milionë lekë në vit, kërkohet që “individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat bruto nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm. “Në rastin kur shuma e të ardhurave nga punësimi të përfituara gjatë muajit nga dy ose më shumë paga të paguara nga punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero % ose vlerën që tatohet me 13%, tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat dhe shpërblimet (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit),” shkruhet në shkresë zyratre.

Si paguhen tatimet sipas nivelit të pagave:
-Për shumen e pagave mujore deri 30.000 leke tatimi është zero%;
-Për shumen e pagave mujore nga 30.001 -130.000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30.000 lekë;
-Për shumën e pagave mujore nga 130.001 lekë e më teper, tatimi është 13.000 + 23% e shumës mbi 130.000 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889