INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njeriu legjendar që jeton akoma në histori për mesazhet e tij

Njeriu legjendar që jeton akoma në histori për mesazhet e tij

Publikuar më: 15:10 18-07-2018

Janë bërë 100 vjet, që nga lindja e një prej figurave më inspiruese të historisë, Nelson Mandelës. Ai njihet si presidenti i parë me ngjyrë i vendit të tij, Afrikës Jugore dhe cilësohet si udhëheqësi më i madh i të gjitha kohërave. Mandela, i cili kaloi 27 vite në burg, besonte në barazi, ndaj edhe ishte prijës i shumicës së protestave që bëheshin kundër sistemit aparteid. Shpesh demonstratat bëheshin të dhunshme dhe në 1964. Mandela u dënua me burgim të përjetshëm. Ndërkohë që ai vuante dënimin në burg, regjimi kishte ndaluar përdorimin e fotove dhe fjalëve të tij, të urta. Megjithatë, pak u zbatua ky rregull, sepse në të gjithë botën jo vetëm në Afrikën Jugore filloi të bëhej revoltë për lirimin e tij. Në vitin 1990, Mandela lirohet dhe pritet nga burgu si një hero.  Pas tre viteve Afrika Jugore mbajti zgjedhjet e para ku të gjithë mund të votonin pa dallim race, dhe Mandela mori postin e presidentit. Ai kishte për qëllim bashkimin e njerëzve të të gjitha racave. Në vitin 1993 Mandela mori  çmimin Nobel të Paqes, që është nderi më i madh për punën e tij. Ai u bë një nga liderët më të famshëm në botë. Edhe pse Nelson Mandela ndihmoi në ndryshimin e Afrikës Jugore, vendi akoma ka mjaft probleme edhe sot me varfërinë, krimet e shumta dhe sëmundjet. Megjithatë, ai jeton akoma në histori për mesazhet e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447