INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëz, qetësohuni! Kjo VIDEO konfirmon se Capital T nuk ka qenë në djeni të mosshfaqjes së kryqit të Katedrales në klip!

Njerëz, qetësohuni! Kjo VIDEO konfirmon se Capital T nuk ka qenë në djeni të mosshfaqjes së kryqit të Katedrales në klip!

Publikuar më: 10:30 21-07-2021

Para 1 jave Capital T publikoi videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”. Por vetëm ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte fshirë në klipin e tij kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në të cilën është xhiruar ky projekt muzikor.


DD4D8B86 1DA5 43E2 A51D E2FDE4FE507D
Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat katolikë të Capital T nuk e pritën mirë këtë fakt. Madje pati kritika edhe nga fansat e tij të besimit myslimanë, të cilët shprehen se shqiptarët respektojnë çdo fe.

S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.

Pas gjithë kritikave që mori, Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai shpjegon për gjithë fansat se në fakt nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij.

Madje intv.al ju tregon se edhe një tjetër video e postuar nga Capital T në llogarinë personale ku kryqi duket edhe madje Kapo e ka vendosur si "thumbnail" të videos, çka tregon se Kapo vërtet nuk ka qenë në djeni se në klipin e tij mungonte ky detaj. Kjo pasi nuk ka pse të ndodhte ndryshe, Kapo e ka treguar edhe më herët dashurinë, tolerancën dhe respekt ndaj të gjitha feve. 

P.s Duke qenë se Kapos i kanë dërguar këto video të shkurtra për promovim në rrjete sociale, nga ekipi i produksionit, ku shfaqet kryqi, ai nuk ka menduar se ky detaj do të mungonte në klipin zyrtar. GO KAPO!

01200921 1DA4 458F 85B7 6EC4ADBEB5F6

Article Logic
Execution time: 0.0025889873504639