INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vrasës serial që kapet pas 40-vitesh, ja cilat janë krimet e tij

Një vrasës serial që kapet pas 40-vitesh, ja cilat janë krimet e tij

Publikuar më: 17:27 26-04-2018

Nuk është një skenë filmi thriller, por realitet.Pas 40 vjetësh, kërkimi për mostrën në Kaliforni ka përfunduar: policia dhe FBI-ja kanë kapur njeriun që ka kryer 12 vrasje, 45 përdhunime dhe 120 grabitje.

Joseph James DeAngelo, një ish-agjent që sot është 72 vjeç, i mbiquajtur “Golden State Killer”, ka përhapur panik e terror në Kaliforni në vitet ’70-’80.

Përveç pamjes fizike, vendimtare për kapjen e tij ka qenë dhe verifikimi nga analizat e ADN-së.

Në vitin 2001, FBI ofroi një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për atë që jepte informacion për të mbërritur te arrestimi i tij. Çështja u mbyll pas 40 vjetësh.

Përdhunimi i parë i “Golden State Killer, daton në 18 qershor 1976: viktima, Jane, po flinte me djalin 3 vjeç, ndërsa bashkëshorti kishte shkuar në punë. I maskuar agresori ka hyrë në dhomën e gjumit me një thikë kasapi në dorë, lidhi nënën dhe djalin dhe pastaj përdhunoi gruan. Nga ai moment mostra u bë një nga njerëzit më të kërkuar të Amerikës.

Por ai ndërkohë vazhdonte të kryente krime, përdhunime e grabitje në lokalitete të ndryshme, gjithnjë në Kaliforni. Në fillim shënjestronte gra të vetmuara me fëmijë, duke u bërë i njohur si “Original Night Stalker”, pastaj deri në vitin 1986, sulmonte edhe çifte brenda shtëpive të tyre. Asnjëherë nuk ishte kapur apo identifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0031149387359619