INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafja, ju bën mirë apo keq?

Kafja, ju bën mirë apo keq?

Publikuar më: 10:49 11-01-2016

Nuk ka rëndësi nëse e preferoni të nxehtë apo të ftohtë, të zezë ose kafe, shumë njerëz thonë se ata nuk mund të jetojnë pa të: kafen. Kjo pije joshëse është element kryesor në jetën e shumë personave rreth botës. Por, nëse e konsumoni në sasi të mëdha, i bën keq shëndetit apo jo? Ja çfarë thonë studiuesit e shkollës së Harvardit.

Hulumtuesit kanë disa përgjigje lidhur me këtë fenomen. Kafja përmban antioksidantë, të cilët mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Sipas disa studimeve, kafja ka rezultuar me efekte mbrojtëse kundër disa lloje kanceresh, si dhe sëmundjeve kronike si: Diabet tip 2, Alzhajmer dhe Parkinson. Kafeina në kafe është stimuluese dhe mund t’ju ndihmojë me vigjilencën mendore dhe lodhjen.

Megjithatë, shumë kafe mund t’ju bëjë nervoz, t’ju sjellë probleme me gjumin, dhimbje koke, rritje të presionit të gjakut dhe aritmi të zemrës. Për të hetuar këtë teori më tej, shkencëtarët e shkollës së Harvardit kanë analizuar të dhënat nga tre studimeve të vazhdueshme që përfshijnë pothuajse 300,000 burra dhe gra deri në 30 vjet.

Studiuesit gjetën se konsumi i moderuar i kafes u shoqërua me rrezik më të ulët të vdekshmërisë. Në fund, studiuesit dolën në përfundimin se: “Konsumi i kafes mund të sigurojë një mënyrë jetese të shëndetshme”.Lajmi i madh për miliona njerëz, të cilët “vdesin” për kafe në kuptimin më metaforik, është se ata kanë rrezik më të ulët të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet neurologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326