INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vend ku nuk bie më zilja e telefonit ...

Një vend ku nuk bie më zilja e telefonit ...

Publikuar më: 17:18 14-12-2018

Të jetosh pa smartphone ose minimalisht pa telefon në vitin kohën e teknologjisë është një sfidë e vërtetë.

Në kushte të tilla duket e pamundur të mos komunikosh, por një realitet i tillë ekziston në një vend të vogël në shtetin tonë fqinj, në Itali.

Bëhet fjalë për Ponte Nizza në provincën Pavia. Prej një viti ky vend jeton në heshtje totale, nuk dëgjohet më zilja e telefonit.

Banorët e pakët të mbetur në këtë zonë jetojnë pa lidhje telefonike me pjesën tjeter të botës.

Linjat fikse të telefonisë janë jo aktive që nga dhjetori i 2017, kohë kur moti I keq provokoi dëmë të mëdha në rrjetin e kabujve elektrik dhe telefonik në të gjithë zonën .

Pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar pasi të rinjtë janë larguar me punë ose studime në zona të tjera të Italisë.

Por një gjë e tillë nuk i shërben aspak turizmit, edhe pse shumë prej nesh do të donin të arratiseshin për të qëndruar larg telefonëve.

Article Logic
Execution time: 0.0016679763793945