INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër kandidat ''tradhton'' LSI. Ja kush merr mandatin e Petrit Vasilit

Një tjetër kandidat ''tradhton'' LSI. Ja kush merr mandatin e Petrit Vasilit

Publikuar më: 14:14 15-03-2019

Një tjetër kandidat duket se ka 'tradhtuar' LSI-në, pasi ka pranuar të marrë mandatin e deputetit.

Nimet Musai do të jetë kandidati i katërt nga rradhët e LSI, i cili pranon të marrë mandatin që dogjën deputetët e opozitës.

Musai që pritet të marrë mandatin ditën e martë dhe ai do të zëvendësojë ish deputetin Petrit Vasili.

Tre ditë më parë Ralf Gjoni, kandidati i LSI, dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ duke pranuar kësisoj mandatin e deputetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur 15 kandidatë të tjerë për të marrë mandatet e deputetëve të lëna nga opozita.

Kandidatët e thirrur janë12 emra nga radhët e Partisë Demokratike dhe 3 emra nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga qarqe të ndryshme të vendit ku përfshihet Tirana, Lezha, Elbasani, Dibra Vlora dhe Fieri.

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748