INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksperti mediatik, Millman: Matja e audiencës në Shqipëri e dyshimitë

Eksperti mediatik, Millman: Matja e audiencës në Shqipëri e dyshimitë

Publikuar më: 13:54 15-03-2019

Eksperti i tregut mediatik Ivor Millman ka kryer një analizë të detajuar në lidhje me matjen e audiencës së mediave në Shqipëri. Raportin më pas e ka dërguar pranë Këshillit të Evropës dhe Autoritetit të Medias Audiovizive.

Millman nuk duket i bindur për të dhënat që japin kompanitë, që merren me matjen e audiencës dhe për pasojë në një farë mënyrë ka lënë të kuptohet se dhe bizneset që çojnë reklama në media gënjehen. Ai ka zbuluar se tregu i reklamave në televizionet Shqipëri kap shifrën e rreth 30 milionë eurove.

"Opinioni i përgjithshëm është që përmasat e shpenzimeve të reklamave në vend lidhen me shkallën e ekonomisë dhe sidomos me shpenzimet e konsumatorëve dhe se sa më e zhvilluar të jetë ekonomia, aq më e madhe është përqindja e GDP-së që përfaqësojnë shpenzimet e reklamave. Mesa kuptoj, tregu i reklamave në televizion në Shqipëri është rreth 30 milion euro. Unë e kuptoj se kjo shifër mund të kufizohet nga shkalla e kundra reklamave që bëhen. Megjithatë, siç funksionojnë këto gjëra, kjo nuk është ndonjë shumë e madhe parash”.

Për realizimin e këtij studimi eksperti ka folur me shumë aktorë si kompanitë e reklamave, vetë mediat, AMA dhe dy kompanitë që matin audiencën.

Eksperti Millman jep dhe rekomandimet e tij se si mund të përmirësohet matja e audiencës në mediat shqiptare.

"Unë mendoj se iniciativa e marrë së fundmi për ngritjen e një komisioni të përbashkët të kësaj industrie dhe ngritja më pas, të paktën pjesërisht, e një sistemi të matjes për të gjithë industrinë është një zhvillim që duhet të mirëpritet."

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047