INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër deputet pohon se u thirr nga Ambasada Amerikane për Reformën në Drejtësi [FOTO]

Një tjetër deputet pohon se u thirr nga Ambasada Amerikane për Reformën në Drejtësi [FOTO]

Publikuar më: 11:05 11-08-2016

Edhe pse disa deputetë para se të votohej reforma në drejtësi publikuan një mesazh që iu kishte dërguar Ambasada Amerikane: ‘’Kush s’voton reformën do përballet me pasoja. Nesër në 11:00 ejani të njiheni me pasojat e mosvotimit’’ shumë pak emra u mësuan se kishin shkuar në takim. Dihet se Donald Lu, ambasadori amerikan, u pa të takonte dy deputetë, Majlinda Bregun dhe Astrit Veliajn.
Po sot një prej më të guxmishmit e parlamentit nuk ka hezituar të pranojë se ka shkuar për takim në ambasadë. Ai është Agron Duka.
Ai aktualisht edhe pse është deputet i zgjedhur nga listat e republikanëve tashmë është Kreu i Partisë Agrare. Në një intervistë për Panorama, thotë se drejtuesit e ambasadës e inkurajuan për votën dhe pohon se nuk ishte i vetmi.
“Kam pasur komunikime dhe unë e kam deklaruar këtë fakt. Kam pasur komunikime me persona të ambasadës së SHBA, të cilët më kanë inkurajuar të votoj Reformën në Drejtësi. Në dijeninë time nuk kam qenë i vetmi që kam pasur takime të tilla. Kryesisht ka pasur takime dhe komunikime me krerët e partive politike aleatë të PD. Sigurisht na është deklaruar se është mirë që reforma të kalojë, diçka të cilën edhe ne vetë e mbështesnim dhe ishim koshientë për rëndësinë që kishte,” – tha Duka.
Ai e thotë qartë se vota që dha pro reformës ishte dhe ndikim “amerikan”.
“Megjithatë, unë kam qenë gjatë gjithë kohës në komunikim të vazhdueshëm me negociatat që bëheshin nga lidershipi i PD, nga Basha, me ndërkombëtarët. Madje, edhe në takimin që kam pasur me përfaqësues të Ambasadës së SHBA u kam deklaruar se nuk është determinante vota e një individi të vetëm, pasi me interes është që të kalojë reforma me konsensus. Unë kisha shumë besim që kjo reformë do të kalonte në këtë mënyrë,” mbyll prononcimin Agron Duka.

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707