INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një shqiptare turiste në Kretë. Çfarë vendesh pashë dhe si u prita!

Një shqiptare turiste në Kretë. Çfarë vendesh pashë dhe si u prita!

Publikuar më: 14:11 22-11-2018
Nga Anisa Bega
Një nga gjërat që të gjithë gëzohen pa masë, është pikërisht udhëtimi. Të shohësh kultura të reja, njerëz të rinj, zakone të reja të bën të mendosh pak më ndryshe. Secili ka mendimet e tij dhe limitet përsa i përket pranimit të tjetrit, qoftë nga kombësia, feja, gjuha, etj.  Në rastin konkret, unë shkova të bëja nja 5 ditë pushime në Kretë, Greqi. Një vend i mrekullueshëm, me bukuri natyrore të veçanta. Gjithashtu pashë shumë shqiptarë që jetojnë aty( më shumë seç mund të imagjinoja). Por opinion i vendasve për ne?! Mund të them që as i shkonin ndërmend të komentonin se nga vija unë, shtetësia ime, etj. Shumë ngjashmëri me zakonet tona dhe ndiheshe si në shtëpi. Madje, flisnin fjalë të mira për shqiptarët, pikërisht pronarë të tokave ku punonin shqiptarët. Ata më thanë se janë njerëz të mirë, punëtorë që shohin punën e tyre dhe ndiheshin të kënaqur prej tyre.
 
Në këtë vend, e pinin rakinë si te ne, mishin e konsumonin shumë, një ngjashmëri tjetër. Kalova  një ditë në një kodër ku një grup shqiptarësh po mblidhnin ullinj dhe i përshëndeta duke i uruar, punë të mbarë. Në ditën e parë vizitova, plazhin e njohur “ Matala”, ku janë zbuluar varret romake dhe më pas është përdorur si vendi i Hipive nga e gjithë bota në vitet 70’, 80’, 90’. Ja disa foto nga ky vend:
 
matal.jpg
 
matala1.jpg
 
Në një plazh tjetër, Komos Beach ishin një çift gjermanësh të vjetër të cilët jetonin në rulo përballë detit, larg teknologjisë për të shijuar jetën sipas mënyrës së tyre për të qenë të lumtur. Kur po bëja foto, erdhi  ajo gruaja gjermane dhe më tha diçka që akoma më ka mbetur në mendje. Ajo kishte një celular të krijuar nga druri, pra ishte copë druri e bërë si celular me numra. Më tha: Bëj foto me këtë, sepse karikimin e merr nga dielli. U ndjeva keq, sepse sipas saj nuk po shijoja natyrën, por e kisha mendjen të bëja foto. Ky është plazhi ku qëndronin ata, "Komos Beach":
 
komos.jpg
 
Po ju sjell edhe një vend tjetër të bukur turistik, “Agia Galini”. Një qytezë e vogël buzë detit, me taverna, lokale dhe një port i vogël. Përballë është Libia, pra jemi në pjesën Jugore.
 
agai_galini.jpg
 
 
46311970_10156095798903031_5346870435365519360_n.jpg
 
 
Një nga gjërat që kam kuptuar nga ky udhëtim është se politikat e shteteve janë komplet ndryshe, krahasuar me jetën e vërtetë të njerëzve mes tyre. Njerëzit komunikojnë, ndajnë eksperienca me njëri-tjetrin dhe i përkasin botës.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658